Ndarja e rezultateve të kërkimit me botën/njerëzit është çelësi i përparimit të deges dhe karrierës suaj. Por me kaq shumë botime, si mund të jesh i sigurt që mund t’i besosh një reviste të veçantë? Ndiqni këtë listë për t’u siguruar që zgjedhni revista të besuara për kërkimet tuaja.

A po e paraqisni hulumtimin tuaj tek një revistë e besuar?
A është revista e duhur për punën tuaj?
- Hulumtime të tjera po publikohen në mbarë botën.
- Revistat te reja nisen çdo javë.
- Historite e keq përdorimit dhe mashtrimit nga botuesit janë gjithashtu në rritje.
- Mund të ketë vështirësi sfiduese në gjetjen e udhëzimeve të përditësuara kur zgjidhni ku duhet të publikoni.
- Si mund të jeni i sigurte se revista që po merrni parasysh është revista e duhur për kërkimin tuaj?

Referohuni kësaj liste, për revisten tuaj të zgjedhur për të kontrolluar nëse është e besuar.
A e njihni ju ose kolegët tuaj revisten?
- A keni lexuar ndonjë artikull në ate revistë, më parë?
- A është e lehtë të zbulosh publikimet më të fundit në revistë?
A mund ta identifikoni lehtësisht dhe të kontaktoni botuesin?
- A është emri i botuesit i shfaqur qartë në faqen e internetit të revistës?
- A mund të kontaktoni botuesin me telefon, postë elektronike ose postë?
- A është e qartë revista për llojin e shqyrtimit/vlersimit që përdor?
- A janë artikujt te indeksuar në shërbimet/data base-et që ju përdorni?
A është e qartë se cilat tarifa do tju ngarkohen?
- A shpjegon faqja e revistes se per cfare janë këto tarifa dhe kur do të aplikohen?
A njihni bordin redaktues?
- A keni dëgjuar për anëtarët e bordit redaktues?
- A e permend bordi redaktues revisten në faqet e tyre të internetit?
A është botuesi një anëtar i një iniciative të njohur të industrisë?
- A i përkasin Komitetit te Botimit dhe Etikës (Committee on Publication Ethics – COPE)?
- Nëse revista ka akses te lire, a është e shënuar në Drejtorinë e Aksesit te Lire Journals (Directory of Open Access Journals – DOAJ)?
- Nëse revista ka akses te lire, a i perket botuesi Shoqates se Aksesit te Lire te Botuesve Shkencore (Open Access Publishers Association – OASPA)?
- A është gazeta e pritur në një nga platformat e INASP’s Journals Online (për revistat e botuara në Bangladesh, Nepal, Sri Lanka, Amerikën Qendrore dhe Mongoli) ose në revistat africane (AJOL, për revistat afrikane)?
- A është botuesi anëtar i një tjeter shoqate profesionale?

Nëse mund t’i përgjigjeni me “po” shumicës ose të gjitha pyetjeve në listë.
Plotësoni listën dhe paraqisni artikullin tuaj vetëm nëse jeni të kenaqur që mund të përgjigjeni me
‘Po’ për shumicën ose të gjitha pyetjet.
- Duhet të jeni të sigurtë që revista juaj e përzgjedhur do të ketë një profil të përshtatshëm midis kolegëve tuaj për të rritur reputacionin tuaj dhe shansin tuaj për të fituar citime.
- Botimi në revisten e duhur i kërkimit tuaj do të rrisë profilin tuaj profesional dhe do t’ju ndihmojë të përparoni në karrierën tuaj.
- Publikimi juaj duhet të indeksohet ose arkivohet dhe të jetë lehtësisht i zbulueshem.
- Ju duhet të prisni një përvojë botuese profesionale ku puna juaj eshte rishikuar dhe redaktuar.
- Vetëm atëherë duhet të dorëzoni/dërgoni artikullin tuaj.
Many thanks to Sissi Peleki of European Publishing for this translation.